FC INTER ALBANIA FUN CLUB
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FC INTER ALBANIA FUN CLUB

THE NUMBER 1 ALBANIAN FUN CLUB INTER FC
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Barcelona-Inter, mes shifrave e kurioziteteve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Unique-G AkA Serpente
web master
web master
Unique-G AkA Serpente


Numri i postimeve : 5
Join date : 29/04/2010
Age : 30
Location : Reading UK

Barcelona-Inter, mes shifrave e kurioziteteve Empty
MesazhTitulli: Barcelona-Inter, mes shifrave e kurioziteteve   Barcelona-Inter, mes shifrave e kurioziteteve I_icon_minitimeThu Apr 29, 2010 12:31 pm

Përballja e mbrëmjes së sotme do të jetë e 5-ta në gjithë historinë mes këtyre dy klubeve. Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë barazim, dhe me një dominim të Barcelonës e cila ka fituar tri takimet e para. Ndërsa Inter ka koleksionuar vetëm një fitore atë të javës së kaluar 3-1 në Milano. Në këto 4 ndeshje katalanasit kanë shënuar plot 10 gola në portën e zikaltërve. Nga ana tjetër Interi nuk ka shënuar asnjë gol në fushën e Barcelonës (3-0, edicioni 2002/03 dhe 2-0 edicioni 2009/10). Barcelona, konsideruar këtu edhe Interin, pret për herë të 20-t një skuadër italiane në fazën e eliminimeve në Kupat e Evropës duke sigluar një bilanc prej: 10 fitoresh, 4 barazimesh dhe 5 humbjesh.
Barcelona nuk pëson gol në shtëpi nga një skuadër italiane që prej 27 shtatorit 2005 kur fitonte në Champions League 4-1 ndaj Udinezes. Autori i golit nga skuadra italiane ishte Felipe. Që preaj atij takimi Barça ka luajtur ndaj Milanit (2 herë) dhe Interit (1 herë) por pa pësuar asnjë gol. Ndërsa Interi, konsideruar edhe përballjen me Barçën luan për herë të 21-të ndaj nj skuadre spanjolle duke koleksionuar deri tani një bilanc prej: 4 fitoresh, 2 barazimesh dhe 14 humbjesh. Zikaltërit nuk shënojnë ndaj një skuadre spanjolle në transfertë që prej 20 tetorit 2004 në Champions League kur fitonte 5-1 ndaj Valencia. Barcelona rezulton se në vetëm një nga 12 ndeshjete fundit nuk ka mundur të shënojë gol në fushën e vet: më 28 prill 2009 kur në Champions League barazoi 0-0 me Çelsin. Por Interi vjen nga nje seri rezultatesh pozitive në Evropë duke filluar që nga 2-0 me Rubin Kazan, 2-1 dhe 1-0 ndaj Çelsit, dy herë nga 1-0 ndaj CSKA së Moskës dhe 3-1 ndaj Barcelonës. Ndërkohë arbitri Frank De Blekere ka drejtuar 6 herë Barcelonën (3 fitore, 1 barazim, 2 humbje) dhe 4 herë Interin (2 fitore, 1 barazim dhe një humbje). Ndërkohë në kampin spanjoll do të mungojë Andres Iniseta si pasojë e një dëmtimi dhe kapiteni Pujol si pasojë e pezullimit. Ndërsa te Interi është i pezulluar për kartonë vetëm Stankoviç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://interalbaniafunclub.niceboards.net
 
Barcelona-Inter, mes shifrave e kurioziteteve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Inter Finalisti i Dyte
» Inter në finale të Champions League

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FC INTER ALBANIA FUN CLUB  :: Kategoria E pare :: FORUMI I PARE-
Kërce tek: