FC INTER ALBANIA FUN CLUB
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FC INTER ALBANIA FUN CLUB

THE NUMBER 1 ALBANIAN FUN CLUB INTER FC
 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Inter Finalisti i Dyte

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Unique-G AkA Serpente
web master
web master
Unique-G AkA Serpente


Numri i postimeve : 5
Join date : 29/04/2010
Age : 30
Location : Reading UK

Inter Finalisti i Dyte Empty
MesazhTitulli: Inter Finalisti i Dyte   Inter Finalisti i Dyte I_icon_minitimeThu Apr 29, 2010 12:23 pm

Inter finalisti dyte
28/04/2010 23:00

Interi është skuadra tjetër finaliste e Ligës së Kampioneve, pasi është kualifikuar në “Camp Nou” edhe pse është mundur me rezultatin minimal 1-0 në këtë ndeshje kthimi me Barcelonën.

Ka qenë një skuadër e tërhequr ajo e Interit në këtë takim, pasi ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në pritje të sulmeve të Barcelonës duke neutralizuar çdo aksion të skuadrës më të frikshme të momentit.

Të pakta ishin rastet e pjesës së parë për skuadërn e Guardiolës, ndërkohë që gjyqtari i ndeshjes bëhet protagonist në minutën e 26-të, kur nxjerr me karton të kuq Tiago Motën për një ndërhyrje e cila më shumë ishte simulim i Buskets.

Edhe pse me një lojtar më shumë, muri mbrojtës i krijuar nga Interi, përfshirë këtu dhe sulmuesit Eto e Milito, rezultoi efikas duke e mbyllur pjesën e parë 0-0.

Në të dytën e gjithë loja zhvillohet në mesfushën zikaltër e cila në mënyrë perfekte në prapavijë nuk lejon asnjë top të kalojë për te Zhulio Sezar. Në fundin e takimit sërish gjyqtarët, këtë herë anësori, bëhet protagonist duke lejuar Piken të shënojë edhe pse u nis nga një pozicion jashtë loje.

Megjithatë me rezultatin 1-0 përfundon kjo ndeshje duke i dhënë mundësinë Interit që të kalojë për në finalen e madhe falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë në Milano.

Finalja mes Bajernit të Mynihut dhe Interit do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin e Realit të Madridit “Santiago Bernabeu”.Inter Finalisti i Dyte Interbarca
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://interalbaniafunclub.niceboards.net
 
Inter Finalisti i Dyte
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Barcelona-Inter, mes shifrave e kurioziteteve
» Inter në finale të Champions League

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FC INTER ALBANIA FUN CLUB  :: Kategoria E pare :: FORUMI I PARE-
Kërce tek: